Dasma
Ambjentet e Dasmes
Ne e dimë se çfarë rëndësie ka dasma për ju. Është dita më e rëndësishme në jetën e çdo personi. Dashuria duhet të ndihet në çdo detaj. Ja përse ju duhet të zgjidhni Tropikal Resort Durrës. Nga dasmat ekzotike, tek ato metropolitane, nga dasmat klasike tek ato romantike dhe shumë intime, ne ëndrrën tuaj e bëjmë realitet. Kemi aq shumë hapësirë, aq shumë mjedise për të zgjedhur vendin ideal për dasmën tuaj, si buzë detit, në kopsht mes luleve e palmave dhe barit të gjelbëruar, në pishinë dhe rreth saj apo në restorantin tonë luksoz e mondan.
Dekori
Kemi experiencë të konsoliduar në organizim eventesh nga darka zyrtare deri te festa të thjeshta koktejli. Thjesht na besoni çdo detaj, që nga lista e të ftuarve, menuja e ushqimit, përfshi verën dhe tortën special e deri te arredimi perfekt në elemente të personalizuara. Per ne dekori eshte art, qe nga hyrja, ndriçimi, muzika, salla, ku cdo detaj eshte i kombinuar ne ngjyra, finesë. Ngjyrat më te preferuara jane e bardha dhe ngjyra gold, të cilat kombinohen në mënyrë fantastike me cdo element tjeter. Dhe lulet janë kudo. Jo vetem lulet, por shume elemente te tjere qe i porositim enkas per ju.
Menu
Menune e zgjidhni ju, por sigurisht ne jemi aty për të sugjeruar dhe realizuar gjithçka në mënyrë të përkryer. Për ne momenti i zgjedhur për dasmën tuaj është shumë i rëndësishëm, nëse do jetë drekë, darkë apo koktejl për këtë vendosni ju, dhe ne ju sugjerojmë menjëherë se çfarë ushqimi i shkon eventit tuaj. Freskia e prodhimeve të detit, mishit, perimeve, frutave nuk vihet në diskutim. Qe nga antipastat, dhe pjatat e dyta e të treta, mesoret dhe gjithcka tjetër në tryeze ka art brenda. Për ne servirja në mënyrë të bukur e perfekte është shumë e rëndësishme. Vera dhe pjiet te zgjedhura me shume kujdes. Dhe torta sigurisht është speciale..
Login Form
Register Form