Plazhi
Plazhi ne Tropikal Resort zë një hapësirë të jashtezakonshme. Gjithcka e pastër, e kuruar me kujdes. Çadrat dhe shezlonët janë të baraslarguara nga njeri tjetri, ne menyre që të gjithë klientët tanë të shijojnë hapësirën e tyre për t'u relaksuar dhe për të marrë rrezet e diellit. Në plazhin e Tropikal pastërtia dhe shërbimi ndaj klientëve janë detyrimi ynë. Pijet, kafe, dhe ushqime jua sjellim aty. Ju vetëm shijojeni! Gjithashtu mund të organizoni e të luani sporte te ndryshme ne hapësirën e madhe te resortit tone.
Plazhi

Pishina
Pishina është vendi me i preferuar. Eshte absolutisht një prej pishinave më të mëdha në Shqipëri me siperfaqej 1500 m2 dhe thellesi deri ne 165 cm. Te gjithe klientet kanë hapësirën e tyre për të notuar dhe për të shijuar rrezet e diellit. E rrethuar gjithandej me çadra dhe shezlonë, e kuruar dhe mirëmbajtur në detaje, uji i kulluar dhe i pastruar çdo ditë, e bëjnë Pishinën e Tropikal vendin më të frekuentuar gjatë verës, kryesisht nga të rinjtë. Ura e bukur në mes shfrytëzohet si për shëtitje dhe për selfie nga të rinjtë e të rejat që vijnë të pushojnë në Tropikal. Edhe në pishinë ne jemi pranë klientit, ku ju servirim pije dhe gjithcka që ju keni nevojë.
Pishina
Login Form
Register Form