Restorant Tropikal Sun
Nje restorant mondan, madhështor, dhe me një kuzhinë fantastike. Ne restorantin Tropikal Sun do te gjeni, cilesine e gatimit dhe larmishmerine e produkteve te fresketa. Çdo produkt i fresket transformohet ne nje pjate imagjinare dhe te shijshme. Tek ne do te gjeni: Restorant a la Cart, Restorant Tradicional; Gatime ne Zgare; gatime deti e mishi gjithcka qe ju deshironi. Restoranti Tropikal Sun është vendi ku ne organizojme dasma dhe evente madhështore.
Restorant Tropikal Sun
Bari te plazhi
Bari i plazhit është ngritur enkas për klientët tanë që shijojnë rrezet e diellit në plazh. Shërbejmë në çast pije të freskëta, për të larguar vapën dhe për të mundësuar një relaksim total në rrezet e diellit. Bari tek Plazhi kthehet në një vend feste për të rinjtë që duan të pijnë, të kërcejnë dhe të shijojnë kenaqësitë që ti fal stina e verës. Mund të gjeni aty dhe lloj lloj koktejlesh të përgatitura enkas për ju.
Bari te plazhi
Piceri dhe fast food
Piceria dhe Fast Food jane nje mjedis tjetër gatimi që ju ofrojnë ushqim të shpejtë e të shijshëm. Kryesisht ky shërbim ofrohet gjatë plazhit për të servirur ushqime aty për aty dhe që plotësojnë në çast nevojat e klientëve tanë. Janë ushqime mjaft të kërkuara nga klientët tanë dhe ne ua servirim sipas kërkesave me kënaqësi.
Piceri dhe fast food
Bari te pishina
Bari tek Pishina gjithashtu ofron gjithcka që klientët tanë të mos largohen nga relaksi i tyre në shezlonët dhe cadrat ku janë ulur. Kafe, pije të ftohta, ujë dhe gjithcka që ata kërkojnë ua sërvirim në çast. Pishina është mjedisi më i frekuentuar nga të rinjtë. Ne jemi aty që tua bëjmë ditën sa më të bukur e relaksuese.
Bari te pishina
Menu Mëngjesi
Login Form
Register Form