Tropikal Resort Durres- Vendi ideal i eventeve

Durrësi është qyteti i dytë i madh i Shqipërisë dhe me vijë të gjatë bregdetare. Tropikal Resort është ndër hotelet më të hershëm në këtë qytet, i vendosur buzë detit, në një hapësirë të madhe e të admirueshme të rrethuar me palma dhe pemë të tjera të gjelbëruara. Në asnjë vend tjetër nuk do mund të gjeni kaq shumë mjedise të ndryshme për të organizuar eventin e jetës tuaj.
Nëse doni një dekor buze detit, në mëngjes a perëndim, kjo është plotësisht e realizueshme si në dimër dhe verë. Plazhi me rërë i Tropikal Resort Durrës ju mundëson një hapësirë fantastike për qindra të ftuar.
Nëse doni një dekor rreth pishinës gjigande, ura në mes të së cilës i shton hijeshinë, ne gjithashtu jua bëjmë të mundur. Përgjithësisht rreth pishinës preferohen koktejle, të cilat falë arredimit të mjeshtrave tanë dalin fantastike
Dekori në kopshtin e Tropikal është një mundësi e shtuar. Ju mund të vini e të zgjidhni vendin, pasi ka pemë të ndryshme, lule dhe mjedise të bollshme. Në kopësht preferohen kryesisht ditëlindjet për fëmijë
Mjedisi brenda sallave të Tropikal sigurisht është më i preferuari në dimër. Ngriohtësia, arredimi dhe ndricimi perfekt jua bëjnë festën të paharrueshme. Ju vec zgjidhni, për të tjerat mendojmë ne.

 

Write a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Login Form
Register Form